Dominimi katërvjeçar i Manchester Cityt në Premierligë ka marrë fund këtë sezon dhe për herë të parë që nga mbërritja në Etihad, qendërmbrojtësi Ruben Diaz nuk do ta fitojë titullin në Angli. Portugezi ndau mendimin e tij për situatën e ekipit.
“Ishte e vështirë. Kam fituar Premier Ligën në katër vitet e mia të para, por ende e konsideroj këtë sezon pozitiv, sepse u bëmë klubi i parë që fituam titullin katër vjet radhazi. Kjo në vetvete tregon se nuk është e lehtë për t’u bërë”, tha Ruben Dias.
“Nuk ishte viti ynë më i mirë në shumë nivele, por ne mësuam mësimet tona dhe presim me padurim të ardhmen”, tha mbrojtësi portugez për kanalet e klubit të Manchester Cityt.
/GazetaBlic Sport