Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, zbuloi se cila është arsyeja e mungesës së vazhdueshme të Marcus Rashford nga skuadra.
Rashford, i cili është lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit, nuk është paraqitur për United që nga një fitore 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës në dhjetor.
“Djajtë e Kuq” kanë luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat që atëherë, me Rashford që nuk është përfshirë as si zëvendësues.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas fitores së United ndaj Fulhamit, Amorim u pyet nëse përfshirja e Rashford mund t’i jepte më shumë shtysë sulmuese skuadrës dhe ai shpjegoi pse 27-vjeçari vazhdon të lihet jashtë.
“Është gjithmonë e njëjta arsye,” zbuloi Amorim. “Arsyet janë stërvitja, mënyra se si unë e shoh se çfarë duhet të bëjë një futbollist. Në stërvitje, në jetë dhe është çdo ditë, çdo detaj.
“Pra, nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë nuk do të ndryshoj.”
“Është e njëjta situatë për çdo lojtar. Nëse bëni maksimumin, nëse bëni gjërat e duhura, ne mund të përdorim çdo lojtar”, tha ai.
Ruben Amorim dëshiron që Rashford të tregojë ‘përpjekjet maksimale’ nëse do të riintegrohet në skuadrën e Man Utd. Unë do ta vendos Vitalin [trajnerin 63-vjeçar të portierëve të United] në stol para se të vendos një lojtar që nuk jep maksimumin çdo ditë, kështu që nuk do të ndryshoj në këtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport