Lajme

“RTK meriton të trajtohet me dinjitet”, Rama: Që tri vjet e kemi mbështetur Festivalin e Këngës

10/31/2025 20:58
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Festivalin e Këngës në RTK.

Rama ka thënë se e kanë mbështetur këtë festival që tri vjet.

“Radio Televizioni i Kosovës meriton të trajtohet me respekt dhe dinjitet. Ne, si Kryeqytet, për të tretin vit radhazi kemi mbështetur Festivalin e Këngës në RTK, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend. Sot pamë nga afër skenën magjike që po merr jetë për Festivalin e Këngës.Një punë e përbashkët e shkëlqyer në të mirë të publikut dhe kulturës kombëtare”, ka shkruar Rama.

Ai tha se Prishtina do ta vazhdojë mbështetjen për RTK-në.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë RTK-në, si partner në promovimin e artit, kulturës dhe vlerave që na bashkojnë”, tha Rama.