Lajme

RTK-ja i nënshtrohet auditimit nga ZKA

12/30/2021 15:34
nga:M K

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës dhe auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

RTK financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe të hyrat tjera vetanake. Për vitin 2020 nga buxheti i Kosovës është financuar me 11,200,000 euro dhe buxheti i planifikuar nga të hyrat vetanake për këtë vit ishte 1,812,000€. Shpenzimet e RTK-së për vitin 2020 ishin në vlerë prej 12,591,000 EURO.

Auditimi i Pasqyrave Vjetore Financiare të RTK-së për herë të fundit nga ZKA-ja është kryer në vitin 2010. Që atëherë auditimi i PFV-ve të RTK-së kryhet nga një auditor i jashtëm, të cilin RTK-ja e përzgjedhë me procedura të prokurimit. Përderisa, raporti i fundit i auditimit të performancës së RTK-së nga ZKA-ja është publikuar në vitin 2015.

Prandaj, duke e pasur parasysh kohën e gjatë që ZKA-ja nuk ka kryer një auditim të RTK-së dhe vlerën e lartë monetare me të cilën buxheti i Kosovës e financon këtë medium publik, vlerësohet se ky auditim është me interes për publikun dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës.