Sporti

Timo Werner vazhdon “zakonin”, shpërdoron një rast të pastër në finale

05/29/2021 21:15
nga:Mergim Rreci

Timo Werner ka humbur një mundësi të artë ndaj Manchester Cityt.

Sulmuesi gjerman ka huqur plotësisht me gjuajtjen e tij, duke e shpërdoruar një rast të pastër për shënim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ngjajshëm ka bërë edhe në disa raste të tjera në këtë edicion, atje ku ka pasur edhe kritika të mëdha në drejtim të tij.