Skuadra e 2 Korrikut U19 e zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj Dynamo Kyiv në UEFA Youth League.
Humbja në ndeshjen e parë prej 5 me 0 i ka vështirësuar shumë gjërat, por që skuadra kosovare do të synojë përmbysjen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me hyrjen që do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.
Në rast kalimi të kësaj faze, 2 Korriku së bashku me nëntë skuadra tjera më të mira kalojnë në fazën e 1/16-tës së së Ligës së Kampionëve për të rinj, aty ku momentalisht janë duke luajtur ekipet e 36 skuadrave të mëdha, ku 22 prej tyre kalojnë në fazën nokaut.
/GazetaBlic Sport/


