Kandidati i VV-së për kryetar të Lipjani, Adnan Rrustemi e ka vazhduar fushatën elektorale.
Ai është zotiar se Shtëpinë e Kulturës do t’ua kthej artistëve dhe qytetarëve.
Postimi i plotë:
Shtëpia e Kulturës duhet t’u kthehet artistëve, të rinjëve dhe qytetarëve.
E braktisur nga përkujdesja, e dhënë për interesa private, e mbi të gjitha artistë e qytetarë të privuar nga mundësia e shfrytëzimit, ka qenë gjendja e deritashme.
Por, Shtëpia e Kulturës do të modernizohet për t’u krijuar artistëve ambiente për aktivitete e qytetarëve mundësi për t’i përcjellur ato. Duke e ruajtur identitetin, por duke u transformuar në kushte, do t’i orfojë qytetit gjallërinë që i ka munguar.