Lajme

Rrustem Mustafa: Marrëveshja e mbrëmshme na rikujton se kundërshtari politik nuk është armik

10/07/2026 12:09
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për unitet politik dhe bashkëpunim rreth interesave të shtetit, raporton GazetaBlic.

Duke iu referuar disa momenteve të rëndësishme politike në historinë e Kosovës, Mustafa ka theksuar se kompromisi dhe bashkëpunimi politik kanë ndihmuar në tejkalimin e krizave dhe në forcimin e institucioneve.

Ai ka thënë se edhe marrëveshja e fundit dëshmon se “kundërshtari politik nuk është armik”, duke vlerësuar se uniteti është i nevojshëm edhe për sfidat që e presin Kosovën lidhur me luftën çlirimtare, drejtësinë dhe trashëgiminë e saj.

“Mund të dallojmë për shumëçka, por për interesat themelore të shtetit duhet të dimë të bëhemi bashkë. Mbi partitë, Kosova”, ka shkruar Mustafa.