FC Suhareka ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të shtunën, me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e klubit.
Klubi suharekas do të garojë në Ligën e Parë pas fuzionimit që ka bërë me A&N.
Kryetar i klubit të Suharekës është zgjedhur Rrustem Aliaj.
Ndërkaq, kryesia përbëhet nga pronarët tjerë të këtij klubi; Fadil Bytyqi, Jetmir Bytyqi, Edi Berisha, Adrian Hoxhaj dhe Avni Aliaj.
Klubi i Suharekës gjithashtu njoftoi se në ditët në vijim do të emërojnë bordin drejtues dhe udhëheqësit tjerë.
Njoftimi i plotë nga FC Suhareka (pa ndërhyrje):
“Sot në ambientet e stadiumit “BOKA” në Korishë nën mbledhjen e jashtëzakonshme të KF A&N u mbajt kuvendi ku të pranishëm ishin mbi 30 delegatë dhe përfaqësues të klubeve , ku të gjithë njëzëri me duar të ngritura votuan me absolut votash PRO rendit të ditës që ishte vendosja e emërtimit të ri të klubit ?? ???????? , zgjedhja e kryetarit të ri e krijimi i kryesisë së re.
Gjithashtu me vota absolute PRO u zgjodhën këta emra drejtues ;
Kryetar i klubit ;
?.??????? ?????
Kryesia e klubit me pronarët ;
?.????? ??????
?.?????? ??????
?.??? ???????
?.?????? ??????
?.???? ?????
Ditëve në vijim do të informoheni me bordin drejtues dhe udhëheqësit e tjerë të klubit të cilët janë deklaruar edhe zyrtarisht pjesë të klubit , gjithashtu ju njoftojmë që përgaditja e skuadrës po vazhdon në mënyrë intenzive me kompletimin e staffit adminsitrativ , teknik dhe me kompletimin e skuadrës me futbollistët cilësor.
?? ?? ????????̈”.


