Lajme

Rrusta: Pikëpamja e këtij pushteti për gruan kornizohet nga çështja e sigurisë së trupit dhe riprodhimit të kombit

08/28/2024 14:23
nga:N K

Projektligji i Punës është në amandamentim që nga viti 2018, e në dhjetor të vitit 2023, Kryeminstri Kurti gjatë një takimi të mbajtur me Forumit Ekonomik të Grave u pati premtuar se do të jetë në agjendën e Legjilativës së vitit 2024.

E në lidhje me këtë premtim, në një prononcim për GazetaBlic, Sekretaria e Përgjithshme e Partisë SocialDemokratike Teutë Rrusta, shprehet se të gjitha kërkesat ndaj qeverisë kanë ngelur të pajetësuara, e që sipas saj, e gjitha kjo ndodhë  në mungesë të preokopimit të vërtëtë.

“Propozimet dhe komentet që organizatave të shoqërisë civile kanë adresuar në hartimin e Ligjit të Punës kanë ngelur të pajetësuara ende, për shkak të pasivitetit dhe ritmit dembel të këtij ekzekutivi. E kjo zvarritje ndodhë në mungesë preokupimi të vërtetë”, tha Rrusta.

Rrusta theksoi se ato pak gra që arrijnë të gjejnë punë, shpesh ndahen mes preokopimi të punës dhe shtëpisë duke mos mundur t’i balancojnë të dy aspektet, e që në këtë mënyrë Ligji i Punës do u’a lehtësonte.

Gjithashtu, ajo vlerëson se përfshirja e grave në tregun e punës është e vështirë që nuk mbrohen e ligj dhe se qeveria për gjëra të tilla duhet të merret qysh nga fillimi i mandatit, se nuk ka kuptim që gratë të jenë kryefjala e fjalimeve elektrorale.

“Përfshirja e grave në tregun e punës është e vështirë nëse ato nuk mbrohen me ligj. Qeveria do të duhej të merrte përgjegjësi qysh në fillim të mandatit, e jo ta bartë tek fushata e ardhshme elektorale. Nuk ka kuptim gratë të jenë kryefjala e fjalimeve kur i duhet për të sulmuar prokurorinë dhe gjyqësinë. E kështu ngadale po del në dritë ajo që dyshohej: pikëpamja e këtij pushteti për gruan kornizohet nga çështja e sigurisë së trupit dhe riprodhimit të kombit”, përfundoi ajo.

/GazetaBlic/