Lajme

Rrusta e PSD-së tregon si “do të punojë Kosova e pas Asociacionit”

02/08/2023 12:11
nga:Astrit Gashi

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka treguar mënyrën se si do të punojë Kosova pas Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rrusta ka kujtuar edhe deklaratën e Kurtit, kur thoshte se “dy shqiptarë më pak”.

“Rritja e nacionalizmit na numron vetëm si “dy shqiptarë më pak” ose më shumë. Kështu të paktën numron kryeministri. Kështu do të punojë Kosova e pas Asociacionit. Veç për kategorinë qytetarë nuk do të ketë vend”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.