Lajme

Rrusta: Besniku është i përzgjedhuri ideal për ta kthyer çdo aspekt politik në vlerë monetare

06/21/2022 16:38
nga:G B

Teutë Rrusta nga PSD ka thënë se serbët në veri nuk janë barrë, ndërsa shteti i Serbisë po, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Besnik Bislimi është i përzgjedhuri ideal për ta kthyer çdo aspekt politik në vlerë monetare. Sa para i kursejmë e sa kemi humbur

Postimi i saj i plotë:

Serbët në veri nuk janë barrë. Shteti i Serbisë po.

Besniku është i përzgjedhuri ideal për ta kthyer çdo aspekt politik në vlerë monetare. Sa para i kursejmë e sa kemi humbur. Ky kurrë nuk ka qenë problemi kryesor i Kosovës me pjesën veriore. Sa për ashtu, ka komuna tjera që kanë borxhe e qeverisin me humbje. A t’i japim dikah?

Qasja ndaj qytetarëve të veriut vetëm nga prizmi i barrës financiare, i ka bërë ata të huaj. Prandaj duhet një marrëveshje politike fillimisht. Dhe që sheh nga prizmi i paqes, jo rëndesës.