Lajme

Rrusta: Asociacioni nuk është çelës për marrëveshje përfundimtare me Serbinë

07/05/2024 18:19
nga:Sh R

Nënkryetarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe pala tjetër e Serbisë janë dakorduar që më 18 korrik t`i dërgojnë komentet e tyre lidhur me zbatimin e marrëveshjes.

E ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Rrusta tha se rruga për Asociacion nuk është çelës i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ngase Serbia është një vend problematik autokrat me tendenca fashiste.

“Besnik Bislimi edhe pala tjetër e Serbisë janë dakorduar më 18 korrik palët me i dërguar komentet e tyre lidhur me planin e zbatimit për zbatimin e marrëveshjes, pra ka punë për me shty këtë çështje përpara. Gjykata Kushtetuese në të kaluarën nuk e ka shpallur Asociacionin, madje ai i bënë thirrje me u implementu Asociacion. Ti nëse je tu dashtë me bo marrëveshje përfundimtare me Serbinë që ka me ia hap rrugën një ditë bashkëpunimit, Asociacioni nuk është çelës, Asociacioni është karburant e kjo është një problem sepse Serbia është një vend problematik autokrat me tendenca fashiste,ku atje është liria tejet e kufizuar se në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Derisa, ajo tha se shkuarjet në Bruksel mes kryenegociatorëve po shërbejnë për fjalimet që i ndezin zemrat e militantëve në Serbi dhe Kosovë.

“Unë e kam problem që edhe vendi jem me shkua drejt kësaj rruge e me Asociacion përbrenda ti ke me nxit konflikte në Kosovë, edhe unë nuk jam prej atyre që besoj që Serbia është për të drejtat e saj në Kosovë. Çka po ndodhë me këto shkuarjet në Bruksel është që ato zakonisht po shërbejnë për fjalimet që i ndezin zemrat e militantëve në Serbi dhe Kosovë”, shtoi Rrusta.