Lajme

Rrusta: Abdixhiku me LDK-në ekzistojnë veç për një përdorim, në momentin që votohet presidenti pushon arsyeja këta me ekzistu në politikë

08/31/2026 16:40
nga:Genita C

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka kritikuar ashpër LDK-në dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhikun, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, raporton GazetaBlic.

Rrusta ka deklaruar se, pas votimit të presidentit, “pushon arsyeja” e LDK-së për të ekzistuar në politikë, duke pretenduar se partia e ka përmbushur detyrën e saj.

E plotë;

Lumir Abdixhiku me LDK-në ekzistojnë veç për një përdorim. Në momentin që votohet presidenti pushon arsyeja këta me ekzistu në politike. E përmbushën detyren.

Lavdatat e konsideratat për kandidatin për president janë argument me lutë mos me e pranu me u ba pjesë e një regjim kontrollues.

Por për me e ba këta duhemi me u largu prej konsensusit si metodë. Në kontekstin e tanishën, jo gjithë, por sot, konsensusi i shërben në mënyrë perfekte natyrës kontrullese të pushtetit, i cili ka nevojë të maskohet si normal.