Showtime

Rrushja shpërthen në të bërtitura ndaj Mevlanit! Çfarë e acaroi kaq shumë?

01/27/2022 21:23
nga:G C

Sot në puntatën e “Për’puthen” ishte takimi i Rrushes dhe i Mevlanit, takim i dytë i tyre.

Rrushen e acaroi vonesa 10 minuta e Mevlanit, i cili kishte shkuar me mamanë në spital. Gjithashtu para takimit të tyre ai kishte postuar foto me Efin në Instagram, sepse atë ditë do të jepej takimi i tyre në program.

Mevlani i kërkoi disa herë falje, por Rrushja insistonte se ishte ndjerë e pa respektuar dhe shumë e zhgënjyer. Më shumë se në takim ata u përplasën në studio.

Pjesë nga biseda:

Mevlani: I kërkova falje shumë herë s’di ça do më shumë.

Rrushe: Nuk më ke respektuar.

Mevlani:Për respekt mos fol, se nuk i mungoj respekt askujt.

Rrushe: Nuk e ke ti fajin, e kam unë.

Mevlani: I ke ti? Mbaje pra.

Efi: Reagimi i Rrushes shumë e ekzagjëruar.

Rrushe: Si do ndiheshe ti Efi?

Efi: Pranove takimin për tu sqaruar, unë s’do prisja asgjë më shumë sesa një falje. Fotot hidhen kur kemi takimin, për atë nuk do mërzitesha fare.

Në pjesën e tretë pati puthje e përkëdhelje e duket se Rrushja ishte qetësuar në takim, por situata mbeti e agravuar.

Ana e pyeti Rrushen se sa pëlqim ka për Mevlanin nga 1-10 dhe ajo tha 4.

Mevlani më pas i dha të drejtë fjalëve të Azemit, i cili e ka akuzuar Rrushen se e ka thirrur Mevlanin për vëmendje dhe ai u shpreh se nuk ka ofendim më të madh sesa ky.