Lajme

Rrugëtimi i Qeverisë në tri vite dialog, Dreshaj: Albin Kurti e pranoi Asociacionin, implementimi i tij nuk bëhet këtë vit

07/03/2024 10:52
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka folur për rrugëtimin e Qeverisë Kurti drejt hapave konkret për dialogun.

Dreshaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kryeministri Kurti e ka pranuar dialogun.

Por, si do përfundojë kjo çështje e bisedimeve Kosovë-Serbi para zgjedhjeve?

Dreshaj thotë se, implementimi i Asociacionit nuk do të fillojë këtë vit.

“Kurti e ka pranuar Asociacionin. Nuk do të fillojë implementimin në këtë mandat, për shkak të mospajtimit në Ohër për hapat e ardhshëm të implementimit të marrëveshjes”, tha Dreshaj për GazetaBlic.

Gati shtatë orë takimi i djeshëm në Bruksel: Çfarë deklaruan Lajçaku, Bislimi e Petkoviqi?