Lajme

Rrugët e Shalës së Bajgorës vështirë të kalueshme

12/12/2021 20:24
nga:Q R

Reshjet e fundit të borës, kanë bllokuar shumë fshatra në Shalë të Bajgorës.

Nga Komuan e Mitrovicës, thanë se nuk ka kontratë aktive për mirëmbajtje të rrugëve, dhe se është në proces të tenderimit.

“Aty ku kemi pa që ka vështirësi, kemi intervenuar. Aktualisht rrugët janë të kalueshme por me vështirësi të mëdha në qarkullim”, tha Arian Tahiri, nënkryetar i komunës.

Ndërsa, në këtë zonë më mirë qëndronte rruga regjionale Mitrovicë – Podujevë, që menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës. Këta të fundit, thanë se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme në nivel vendi, por që në viset malore apelojnë të ketë kujdes më të shtuar.