Lajme

Rrugët e papastruara nga bora në fshatin ‘Sankoc’ të Drenasit, ankohet banorët

01/20/2024 14:38
nga:Y I

Reshjet e borës kanë mbuluar të gjithë territorin e Kosovës.

Ato po shkaktojnë probleme në rrugë, magjistrale dhe fshatra të ndryshme të vendit.

Me një problem të tillë po përballen edhe banorët e fshatit Sankoc të komunës së Drenasit.

Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë fotografi të “Rrugës Izet Gjoshi” në këtë fshat, e cila nuk është pastruar deri në këto momente.

Të njëjtit theksojnë se nëse bora nuk pastrohet, gjatë uljes së temperaturave bëhet akull, dhe i’u shkakton probleme tek automjetet.

Fotografi: