Lajme

Rruga që lidh Gjakovën me Deçanin, Haradinaj: Një e arritur e madhe për të dyja qytetet

05/12/2025 19:37
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përshëndetur përfundimin e një projekti të rëndësishëm infrastruktural që lidh fshatrat e Gjakovës me Deçanin, raporton GazetaBlic.

Ai e cilësoi këtë arritje si një zhvillim të rëndësishëm për të dyja qytetet, duke e vlerësuar punën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për angazhimin e tij.

“Edhe një e arritur për të dyja qytetet! Kjo rrugë i lidh fshatrat e Gjakovës me Deçanin. Pa modesti, por je njishi, i nderuar kryetar Ramosaj”, shkruan Haradinaj.