Lajme

Rruga Prizren – Reqan rihapet për qarkullim, policia ka një apel

12/13/2021 16:05
nga:N M

Rrëshqitja e dheut në rrugën që lidh Prizren me Reqanin afër tunelit ka qenë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Por ajo rrugë është hapur për qarkullim pak minuta më parë.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës.

Zyrtarë të policisë kanë pasur një apel për ngasësit e veturave që kalojnë në atë pjesë.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se rruga Prizren-Reqan, përkatësisht që ishte e mbyllur për qarkullim nga data 12 dhjetor 2021 nga ora 18:20, sot me datë 13 dhjetor 2021 nga ora 16:00 pritet te hapet për qarkullim. Në koordinim më përfaqësues të MI-së dhe në bazë të vlerësimit të Inspektorëve rruga do të jetë e kalueshme me kujdes të shtuar.
Apelojmë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të pajisur me pajisje dimërorë për shkak kushteve atmosferike.
Policia do të jetë në ndihmë dhe përkrahje, andaj kërkohet kujdes i shtuar.