Rruga Prizren-Prevallë, një nga më të frekuentuarat, sidomos gjatë pushimeve dimërore, po shndërrohet në sfidë për turistët dhe bizneset përreth.
Për shkak të mirëmbajtjes së pamjaftueshme nga Ministria e Infrastrukturës, kjo rrugë shpesh mbetet e bllokuar gjatë reshjeve atmosferike, sidomos në fundjavë, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullim, njofton Klankosova.tv.
Intervenimi i kompanisë kontraktuese shpesh bëhet me vonesë, duke shkaktuar jo vetëm vonesa për pushuesit, por edhe dëme për bizneset lokale që varen nga qarkullimi i rregullt.
Për më tepër, rruga po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve, që rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve.