Lajme

Rruga Podujevë-Prishtinë e papastruar nga bora, vetura përfundon jashtë saj

02/17/2025 09:12
nga:G B

Një vetaksident ndodhi pak më parë në fshatin Lupq të Podujevës.

Deri tek daja nga rruga e veturës erdhi si shkak i gjendjes aspak të mirë të rrugës Podujevë-Prishtinë.

Bora e cila zbardhi gjithë vendin mëngjesin e sotëm, bëri që shumë prej rrugëve në Kosovë të jenë të papastruara.

Nuk dihet nëse si shkak i këtij vetaksidenti pati persona të lënduar.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe nga Policia e Kosovës.