Lajme

Rruga nga Bregu i Diellit, në drejtim te konvikteve brenda 90 ditëve bëhet me 4 korsi

03/29/2023 15:28
nga:Astrit Gashi

Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes për të nisur këtë rrugë ka dal drejtori Krenar Xhaferi dhe nënkryetari Alban Zogaj.

Rruga nga Bregu i Diellit që kalon skaj konvikteve do të jetë së shpejti me katër korsi.

“Rruga me 4 korsi ka qenë e dëmtuar, dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit! Pas 90 ditësh do të kemi pamje tjetër” thuhet në njoftim.