Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook disa video nga gjendja e rrugës Kamenice-Marec-Prekoc, raporton Gazeta Blic.
Në videot e publikuara nga Pacolli shihet gjendja e mjerueshme e këtij aksi rrugor që lidh Gollakun me Prishtinën, Dardanën dhe pjesën lindore të Anamoravës.
Pacolli i ka bërë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që të ndërhyjë në rregullimin e kësaj rruge.
Reagimi i plotë:
Kjo është gjendja rrugës Kamenice-Marec-Prekoc. Është arteria kryesore që lidh Gollakun me Prishtinën, Dardanën dhe pjesën lindore të Anamoravës. Kjo rrugë është gjithashtu e vetmja rrugë që mban gjallë minierën e Artanës.
Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndërhyrë në restaurimin e kësaj rruge. Unë sinqerisht shpresoj që kësaj here Ministria e Infrastrukturës të jetë përgjegjëse dhe të ndërhyjë në rregullimin e kësaj arterie të rëndësishme për Gollakun.


