Lajme

Rruga e “rrezikshme” Pejë-Kuqishtë, banorët e bizneset kërkojnë ndërhyrje

02/02/2026 07:59
nga:G B

Një incidenti djeshëm ka nxjerrë në pah rrezikun e madh që paraqet rruga Pejë-Kuqishtë, pasi një gur i madh ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime të rënda për familjen.

Rëniet e gurëve dhe shembjet e dheut janë një fenomen i shpeshtë në këtë pjesë të rrugës, duke krijuar rrezik për ata që kalojnë aty, raporton KlanKosova.

“Banorët janë jashtëzakonisht të revoltuar për atë që po ndodh. Edhe bizneset e zonës kanë bërë disa herë apel për vëmendje më të madhe ndaj gjendjes së kësaj rruge, por deri tani nuk kemi parë hapa konkretë për përmirësim”, tha Daci.