Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Shqipëri po rritet paga e mësuesit në 950 euro, ndërsa Kurti është i zënë me zgjedhje ndërshqiptare në Maqedoni, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se është në vitin e katërt të Qeverisë dhe s’ka bërë asgjë, vetëm propagandë.
Ai ka shtuar se s’ka kohë për të humbur dhe se zgjidhja është ‘Rurga e Re’, me të cilën do të ketë dhe rroga të reja, 23 % më shumë se sot.
Postimi i tij i plotë:
Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues!
Po, plot 950 euro për mësues!
Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim.
Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prapw asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!l
Kohë për të humbur nuk kemi!
‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!