Shkruan: Valon Murati
Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve edhe me kryeministrin e ri, qasja ndaj dialogut duket se do jetë e njëjta. Favorizohet status-quoja nga pala kosovare, por asociacioni/autonomia serbe janë opsioni momental i ndërkombëtarëve.
Presioni do të jetë në atë drejtim. Në çfarëdo varianti si status quoja ashtu edhe opsioni i asociacionit/autonomisë e godasin rëndë funksionalitetin e shtetit tonë.
Në këto rrethana duket se te zgjidhja finale do shkojmë përmes rrugës së gjatë e të rëndë për Kosovën: vazhdimin e status quos apo përpjekjeve për implementimin dhe “funksionalizimin” e asociacionit/autonomisë serbe në Kosovë.
Te dyjat do jenë të lodhshme për shoqërinë tonë e do tëna humbin shumë energji dhe konflikte të brendshme politike. Opsioni i dytë do të dështojë në implementim. Dhe kjo do hap rrugën për opsionin e vetëm të drejtë (por jo të lehtë), atë të ripërcaktimit të kufijve.
Po pse ripërcaktimi i kufijve për dallim nga vazhdimi i status-quos apo varianteve asociacion/autonomi është i duhuri?
Kjo sepse:
1. Trajton dhe zgjidh problemin e Kosovës Lindore dhe të shqiptarëve atje.
2. E largon përfundimisht Serbinë nga Kosova (dhe nga beteja e brendshme politike).
3. Është i vetmi opsion që Kosovën e bën plotësisht funksionale edhe pa njohje nga Serbia.
4. E hap rrugën për bashkim me Shqipërinë, nëse për këtë ka vullnet.
Natyra Kuçi: Nga soji i Hekuran Muratit, qytetarët veç ndëshkimin e marrin!