Uncategorized

Rrufeja e goditi në fushën e futbollit, vdes në spital 9 vjeçari

05/12/2021 13:17
nga:G C

Një djalë nëntë vjeç ka vdekur pasi u godit nga rrufeja gjatë një seance trajnimi futbolli.

Fëmija u plagos në një fushë loje në zonën e Common Edge Road të Blackpool, kur një stuhi goditi qytetin Lancashire.

Policia e Lancashire tha se ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

Policia tha se megjithëse hetimet ishin ende në vazhdim, besohej se djali u godit nga rrufeja.

Nick Connaughton tha: “Ky është një incident me të vërtetë shkatërrues dhe mendimet tona janë me gjithë zemër me familjen dhe miqtë e djalit të vogël që ka ndërruar jetë.”

Në një deklaratë të postuar në faqen e klubit në Facebook, Spirit of Youth tha:

“Me keqardhje më të thellë duhet të raportojmë lajmin se djali i vogël i cili u godit nga rrufeja herët këtë mbrëmje ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Si një klub, ne jemi zemër thyer dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së djalit.”

Sekretari i klubit Daniel Pack tha se tre skuadra duhet të stërviteshin këtë mbrëmje, por seancat u anuluan për shkak të stuhisë.

Policia tha se familja e djalit ishte informuar dhe po mbështeteshin nga oficerët, shkruan BBC.