Kosova u mposht në udhëtim ndaj Greqisë me rezultat 2-0.
Atmosfera në Volos të Greqisë nuk ishte aspak miqësore. Tifozët grekë përdorën drita laserike në fytyrë për të shpërqëndruar “Dardanët“, madje edhe duke hyrë në fushë kur edhe takimi u ndal për 5 minuta pas golit të vendasve, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në duel e shënoi, Giakoumakis në minutën e 70’të të takimit.
Greqia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 99’të të takimit në portën e zbrazët pasi edhe portieri, Aro Muric kishte dal në sulm.
Pas takimit u prononcua për media lojtari i Kosovës, Donat Rrudhani.
Lojtari tha se organizimi i ndeshjes ishte në mënyrë amatere duke shtuar se nuk ndihej i sigurtë në fushë.
“Nuk e di çfarë ndodhi, por e di sa dhamë maksimumin deri në fund. Janë do ditë ku asgjë nuk shkon siç duhet. Po të kishim topin, mund të bënim më shumë. Duhej të ishim më agresivë”, tha fillimisht Rrudhani.
“Jo, në pjesën e parë isha i habitur kur u zëvendësova. Nuk pat shpjegim, por tha se ishte taktike, të luanim me tre mesfushorë, pasi kishin avantazh numerik. Për mua është gjithçka në rregull nëse është për të mirën e ekipës. Loja e kaluar ishte si ëndërr. Sonte nuk ishte nata”, shtoi lojtari.
“Të them të drejtë, ishim të pasigurtë në fushë kur shihnim ato në tribuna. Kush merrte topin kishim lasera çdo sekondë në fytyrë. E pamë çfarë ndodhi edhe pas golit të shënuar. Ishte amatoreske, nuk kishte as policë. Ndjeheshim të stresuar. Ishin shumë amatera”, vazhdoi kosovari.
“E dimë se jemi akoma me kombëtare të re. Fitojmë eksperiencë çdo lojë dhe besoj se gjithnjë po luajmë më mirë. Edhe nga kjo lojë mësojmë diçka. Do të bëjmë gjithnjë më mirë, do të bëjmë hapin e madh. Kemi talenta, edhe këta që janë këtu janë të mirë dhe besoj se do të gjejmë njëfarë mesi mes talenteve dhe atyre me eksperiencë”, tha mes tjerash lojtari i Young Boys.
/GazetaBlic Sport/


