Lajme

Rrjetet sociale të deputetit të LDK-së, cak i sulmeve kibernetike

09/13/2022 13:50
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, njofton se adresat e tij në Facebook dhe Instagram kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

Quni njofton se rastin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Ju njoftoj se nga dje, prej sulmuesit kibernetik janë sulmuar adresat e mia elektronike, facebook dhe instagram.

Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik.

Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së.