Ka përfunduar pjesa e parë në mes Kosovës dhe Guineas.
Rezultati pas 45′ minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja vazhdon të jetë e balancuar dhe të dy skuadrat po zhvillojnë lojë të kujdesshme.
Kosova nuk kishte ndonjë rast për t’u veçuar, kurse Guinea rrezikoi dy herë portën e tanëve.
Kosova në këtë takim po paraqitet me futbollistë kryesisht që kanë luajtur dhe luajnë në Superligën e Kosovës.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


