Trimror Selimi ishte në mesin e futbollistëve më të mirë tek skuadra e Ulpianës.
21 vjeçari, zhvilloi 25 ndeshje, atje ku shënoi edhe 4 gola me fanellën e skuadrës nga Lipjani.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ka disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij, në mesin e tyre edhe Partizani dhe Egnatia në Shqipëri, kurse skuadra e Llapit në Kosovës.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, me futbollisitin që tashmë duket se do të ketë një hap të madh në karrierën e tij.



