Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde po vazhdon me pjesëmarrje nëpër organizimet për ngjitje në majet më të larta të Kosovës.
Ai dje është ngjitur në majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.
Në një postim në “X” ambasadori gjerman ka ndarë një video nga kjo eksperiencë.
“Ecje fantastike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.
Fantastic hike with amazing company yesterday! 😎
No swim this time, but we had close encounters with wildlife 🦎 and a refreshing rain shower 🌧️.
Missed it? Join my next public hike on Saturday, 19 October – stay tuned for details! pic.twitter.com/3VxuKqcMj3— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 6, 2024


