Sporti

Gullit: Shpresoj që Modric të qëndrojë, ai do të kishte një vend edhe në Milanin tim

05/28/2026 09:51
nga:Mergim Rreci

Legjenda holandeze e futbollit, Ruud Gullit, ka folur me superlativa për Luka Modric, duke vlerësuar ndikimin dhe cilësitë që kroati vazhdon të tregojë edhe në fundin e karrierës së tij.

Ish-ylli i Milanit deklaroi se Modric do të kishte vend edhe në skuadrën legjendare të “Rossonerëve” të viteve të arta, ekip ku Gullit fitoi trofe të shumtë dhe dominoi futbollin evropian, transmeton GazetaBlic Sport.

“Shpresoj që Modrić të qëndrojë. Ai do të kishte vend edhe te Milani im”, u shpreh Gullit, duke treguar respekt të madh për mesfushorin kroat.

40-vjeçari iu bashkua AC Milan verën e kaluar pas largimit nga Real Madrid CF dhe pavarësisht moshës, ai ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës italiane gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, e ardhmja e Modricit mbetet ende e paqartë. Mediat italiane raportojnë se mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve mund të ndikojë në vendimin e tij për të vazhduar ose jo me Milanin.

Kapiteni kroat pritet të udhëheqë përfaqësuesen e Kroacisë edhe në Kupën e Botës 2026, ndërsa spekulimet për pensionimin e tij po shtohen gjithnjë e më shumë.

/GazetaBlic Sport/