Napoli u ndal sërish në garën për titull në Serie A, duke barazuar 0-0 ndaj Parmës.
Në një ndeshje ku pritej fitore, skuadra e drejtuar nga Conte nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, pavarësisht kontrollit të lojës dhe disa rasteve të krijuara, transmeton GazetaBlic Sport.
Ky barazim përfaqëson një tjetër hap të gabuar për napolitanët, të cilët humbasin terren të çmuar në luftën për titullin, ndërsa presioni në javët në vazhdim vetëm sa rritet.
Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, luajti 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët në fushë.
/GazetaBlic Sport/


