Sporti

Bayerni kërkon përmbysjen e madhe ndaj Villarrealit, kjo statistikë jep sinjale të mëdha

04/12/2022 16:28
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Bayern Munich e pret sonte Villarrealin në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Bayern Munich dhe Villarreal ballafaqohen sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi i parë u mbyll me fitoren e skuadrës spanjolle me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Nagelsmann do të tentojë që ta përmbys rezultatin në ndeshjen e sotme, por nuk pritet që të jetë edhe aq lehtë.

Bayern e ka rikthyer ndeshjen nga një humbje në ndeshjen e parë si mysafir në 10 raste në kompeticionet evropiane, prandaj ky mund të jetë një sinjal i mirë edhe për ndeshjen e sotme.

/GazetaBlic Sport/