Lajme

Raportohet se vëllai ia mori jetën vëllait në Prishtinë, e theri disa herë me thikë

10/27/2024 21:41
nga:Genita C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka therur një person tjetër me thikë.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali thuhet se viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur shumë afër qendrës në kryeqytet.