Sporti

Rron Ukaj, transferimi i parë i KB Borës

07/08/2025 14:22
nga:Mergim Rreci

Pas zyrtarizimit të trajnerit Lubomir Minchev, KB Bora ka bërë transferimin e parë për sezonin 2025/26.

Rron Ukaj është përforcimi i parë i skuadrës nga kryeqyteti, që në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll, do të futet me ambicie të mëdha.

Ukaj, që luan në pozitën e krah-qendrës, sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Pejës, ku luajti me një mesatare prej 5 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje.

Skuadra e Borës, sezonin e fundit debutoi në elitën e basketbollit kosovar dhe mbijetesën në Superligë e siguroi nëpërmjet ndeshjes së “play-out”-it.

Në sezonin e rregullt të Superligës, Bora regjistroi 9 fitore karshi 19 humbjeve në 28 ndeshje të zhvilluara.