Lajme

Rron Gjinovci – Qeverisë Kurti: Me këso veprimesh, për dy vjet lista e minusave ju bëhet sa e PDK-së

06/22/2021 19:43
nga:Gazeta Blic

Aktivisti, Rron Gjinovci, ka dalur kundër vendimit të qeverisë, që nga 1 korriku, mërgimtarët të mos paguajnë polisat e sigurimit, por kjo të bëhet nga buxheti i shtetit, raporton Gazeta Blic.

Sipas Gjinovcit, vendimi i qeverisë Kurti, do të duhej të ishte heqja e tërësishme e kësaj pagese, e jo që kjo të bëhet nga buxheti.

Gjinovci thotë se me këso zgjidhje, të cilat i quan “të lodhta”, lista e minusave të kësaj qeverie, për dy vitet e ardhshme do të bëhet sa e PDK-së.

Shkrimi i plotë:

Qeverisë i shtohet edhe ni minus

Problemi nuk është a me pagu taksapagusi a bashkëatdhetari sigurimin, por mos me pagu fare te kompanitë e dyshimta të sigurimeve.

Me kësi zgjidhje t’lodhta lista e minusave për nja dy vjet ju bohet sa e PDK-së e ju veç përpara ?