Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brezovicë.
Si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, një veturë është rrokullisur.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.
Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për se nuk ka të lënduar në këtë rast.
“Vetura është tërhequr (nxjerr) nga vendi i aksidentit dhe ndaj shoferit është iniciuar kundërvajtje për mos përshtatje të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”, tha Veseli.
Fotografia nga vendi i ngjarjes është publikuar nga Indeksonline.