Lajme

Rrokulliset një traktor në Suharekë, lëndohet rëndë pasagjeri

08/07/2022 10:05
nga:G B

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në fshatin Dollc të Suharekës, në një aksident trafiku me traktor.

Sipas policisë, viktima ishte pasagjer kur vozitësi humbi kontrollin e traktorit dhe u rrokullisën.

Pasagjeri është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.