Lajme

Rrokulliset autobusi në Shkrel të Rugovës, lëndohen 17 persona

02/15/2025 11:22
nga:Y I

Një autobus është vetaksidentuar sot në fshatin Shkrel të Rugovës.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar 17 persona, të cilët janë dërguar në Eemergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Rastin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai për “Gazeta Blic”.