Showtime

‘’Rrobat e tua i ke te unë..’’Jasmina i drejtohet Andit publikisht me një video

09/22/2021 12:07
nga:G C

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin padyshim çifti më simpatik dhe i pëlqyer nga publiku në sezonin e kaluar të ‘’Për’puthen’’.

Pas shumë uljeve dhe ngritjeve në program dyshja vendosën të largohen bashkë për t’i dhënë mundësinë njëri-tjetrit jashtë programit.

As kjo nuk funksionoi dhe ish-konkurrentët i dhanë fund dhe prej muajsh nuk kemi parë ndonjë tentativë për bashkim.

Ditën e sotme Jasmina ka thyer heshtjen duke iu drejtuar me një video publike Andit.

Video u publikua nga emisioni i mëngjesit në T7 ndërsa nga ndjekësit po meret si thirje për bashkim.

Përmes videos ajo i ka bërë thirje Andit që të mos mbajë më mëri dhe të lërë pas çdo lloj situate.

Por ajo që habiti më së shumti ishte fundi i videos ku Jasmina zbuloi se mban ende disa bluza të Andit.

A është kjo një thirje për një bashkim dhe si do të reagojë Andi pas kësaj video mbetet të shihet.