Showtime

Rrjeti bëhet lëmsh, Kida dhe futbollisti shqiptar në lidhje dashurie?

06/23/2021 10:04
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Kida, vazhdon të jetë një nga emrat më të sukseshëm.

Ajo është komentuar për karrierën e saj muzikore, teksa jeta private është mbajtur shumë larg syrit mediatik, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, së fundi në rrjet është duke u aluduar se ajo dhe futbollisti shqiptar, Valon Berisha, kanë filluar të kenë më shumë se miqësi.

E gjithë kjo filloi kur Valoni në një intervistë shprehi simpatinë e madhe që ka ndaj Kidës.

Ai nuk u ndal me kaq, ditën e djeshme postoi një video duke dëgjuar këngën e Kidës teksa shkroi: Çfarë zëri

Kida ka ripostuar këtë video duke ia kthyer me emoji të një zemre të kaltër.

Mjaftoi kjo dhe dyshja janë kthyer në qendë të vëmendjes!/GazetaBlic/