Lajme

Rritje e re e çmimeve të rrymës? Buzhala: Vuk Hamoviqi e ka monopolin e transmisionit

12/17/2025 21:48
nga:G B

Gazetari Berat Buzhala, pati kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Albin Kurti, në veçanti për sektorin e energjisë.

Buzhala në emisionin Rubikon në Klan Kosova, deklaroi se vendi është në prag të kolapsit.

“Kolapsi është kur s’ka rrymë ose qeveria ka me u detyru me i dhënë 100-200 milionë euro për të blerë me çmimin më të lartin sepse nuk e kanë të kontraktuar. Ose ka me i dhanë qeveria 100 deri në 200 milionë deri në pranverë, KEDS-it, KEK-ut se këtu edhe KEK-u blen”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai numëroi një nga një gabimet e ekzekutivit në këtë sektor.

“Katër blloqe janë, dy të B-së dhe dy të A-së edhe dimrit kanë avari ti ke me u detyru me ble rrymë, as s’ke me guxu as me pyet se sa është çmimi, veç ke me ble dhe ke me ble a e din prej kujt? Prej Vuk Hamoviqit se Vuk Hamoviqi e ka monopolin e transmisionit”, theksoi Buzhala.

Në emision u diskutua po ashtu edhe mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.