Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi sot në mbledhjen e Qeverisë se gjatë këtyre muajve sa ata janë në pushtet kanë arritur t’i krijojnë mbi 10 mijë vende pune dhe ka patur një rritje prej 14 % të ekonomisë vendore.
“Ekonomia vendore ka shënuar rritje prej mbi 14%. Eksportet kosovare janë mbi 60% sa që ishin në vitin e kaluar. Investimet e huaja direkt janë rritur për 52% se në vitin e kaluar. Kemi rritur vendet e punës në më shumë se 10 mijë vende të reja”,ka thënë Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë.
Por këtë rritje ekonomike nuk po e sheh njëjtë eksperti i ekonomisë, Zekirja Shabani.
Shabani në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se nëse ky vit krahasot me vitin paraprak kur çdo gjë ishte e mbullur, nuk mund të themi se ka një rritje aq të madhe ekonomike.
“Nëse marrim periudhën krahasuese me vitin e kaluar, me vitin pandemik, nuk mund të themi se ka një zhvillim aq të madh ekonomik sa të krenohemi me të. Po bën krahasime me një vit kur pothuajse gjithçka ka qenë e mbyllur pothuajse ka qenë në minus. Dhe tani çdo rritje që bëhet është plus dhe është shumë normale që të kemi rritje dyshifrore ekonomike pothuajse për çdo muaj”
Shabani po thekson se kjo rritje është normale dhe se nuk ka diçka për t’u krenuar pasi nuk po ndikon në mirëqenien socioekonomike të qytetarëve
“Kjo rritje është shumë normale dhe nuk është diçka për tu krenuar pasi kjo rritje ekonomike nuk ka ndikuar në mirëqenien socioekonomike të qytetarëve. Ç’ka bën që qytetarët të jetojnë në varfëri një pjesë e konsiderueshme e tyre, ata vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për ushqimet që konsumojn etje.” tha Shabani për Gazeta Blic.
Kurti: Krijuam 10 mijë vende të reja të punës – Rritëm ekonominë vendore prej 14%
Paralajmërohen reduktime më të ashpra të energjisë elektrike në Kosovë