Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve në Kosovë me virusin COVID-19 ka qenë 110, ndërsa sot shifrat e publikuara nga IKSHPK kanë treguar se nga 3 mijë e 160 mostra të marra, pozitive kanë rezultuar 221 prej tyre.
Pulmologu Shpëtim Thaçi, ka thënë se një trend i tillë i rritjes së rasteve me COVID-19 ka qenë i pritshëm pasi që ka qenë në qarkullim varianti DELTA i koronavirusit.
Tutje, ai tha se vaksinimi është i vetmi mjet që pacientët e vaksinuar të mos hospitalizohen ndërsa në rritjen e rasteve ka ndikuar edhe hapja.
“Normalisht që hapjet ndikojnë pasi që virusi përhapet në këtë formë. Uroj që të ketë një vetëdijesim të qytetarëve për tu vaksinuar, pasi që duke pasur parasysh se një qytetar që është i vaksinuar dhe infektohet, mundësia që ai të hospitalizohet ulët për 88 për qind dhe mundësia që ai të kalojë nëpër një gjendje të rëndë ulet jashtëzakonisht shumë”, është shprehur Thaçi në “Info Magazine”.
Ndersa, Thaçi thotë se në rast të një vale të re, tashmë mjekët janë më të përgatitur edhe në aspektin profesional por edhe në aspektin infrastrukturor.
Alarmante: Një i vdekur dhe 221 raste të reja me Covid 19 në Kosovë