Lajme

Rritja e rasteve me Covid, infektologu Ramadani: Është e pakuptimtë që në kulmin e pandemisë qendrat e vaksinimit të mos punojnë çdo ditë

08/18/2021 13:05
nga:Q R

Gjatë ditëve të fundit, rastet pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje. Si kundërpërgjigje e rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë, të martën më 17 gusht, vendosi masa të reja anti-COVID në luftën kundër pandemisë së koronaviorusit, shkruan GazetaBlic.

Teje shqetësuese po e sheh këtë situatë infektologu Hamdi Ramadani, i cili në një prononcim për ‘GazetaBlic’, thotë se është e pakuptimtë që në kulmin e pandemisë qendrat e vaksinimit të mos punojnë çdo ditë.

Ramadani vlerëson se e vetmja zgjidhje për luftimin e pandemisë është vaksinimi masiv i popullsisë.

“Ju e dini se në vendin tonë është hartuar plani strategjikë për vaksinimin masiv të popullsisë dhe kjo nënkupton se është mobilizim i të gjitha qendrave për tu vaksinuar qytetarë sa më shumë dhe sa më shpejtë, ndryshe nuk ka asnjë kuptim që këto qendra në kohë të kulmit të pandemisë si këtu por edhe në botë me virusin Covid delta 19, të mos punojnë çdo ditë dhe çdo festë, për të arritur një përqindje të mirë ose kënaqëshme të vaksinuar në vendin tonë kështu edhe qytetarët mbrohen nga infeksioni me Covid, mbrohet shëndeti, kufizohet pandemia dhe ndalet vdekja e çdo qytetari në vend”, deklaron ai.

Sa i përket masave të reja kundër përhapjes së virusit, ai thotë se këto të fundit janë kontribuese në uljen e infeksionit.

Qeveria e Kosovës pritet nesër të miratojë masat e reja të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, e të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht deri më 1 shtator.

Më poshtë gjeni masat e reja antiCovid të prezantuara dje nga MSH.

 

​Ministri Vitia dhe krerët e komunave dakordohen për masat e reja kundër COVID-19 në Kosovë