Lajme

Haxhiu: Qeveria po i shfrytëzon masat për të ndëshkuar qytetarët dhe jo për menaxhim të pandemisë!

01/12/2022 12:22
nga:Y I

Pas festave të fundvitit dhe ardhjes së mërgimtarëve, numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 356 raste të reja me Coronavirus ndërsa numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën mbi 2 mijë.

Në lidhje me situatën e krijuar, kritika të forta për Qeverinë dhe MSH-në ka anëtari i Komisionit për Shëndetësi njëherësh deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka humbur korelacionin mes situatës pandemike dhe masave mbrojtëse.

“Ka kohë që Ministria e Shëndetësisë ka humbur korelacionon mes situatës pandemike COVID-19 dhe masave mbrojtëse.Qeveria as nuk e ka të qartë  pse ka mbajtur orën policore me 10-15 raste me COVID-19 në ditë”

Haxhiu i cili është me profesion mjek, thotë se masat po shfrytëzohen për të ndëshkuar qytetarët dhe jo për menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria masat po i shfrytëzon për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset dhe jo për menaxhim të pandemisë COVID-19” tha Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Për shkak të rritjes enorme të rasteve të reja, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për vaksinim dhe respektim të masave, në të kundërt ka paralajmëruar për përkeqësim të situatës me Covid.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë” thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Gjatë intervalit kohor të 24 orëve të fundit janë vaksinuar me dozën e vaksinën anti Covid, 4 mijë e 232 persona.

Në këtë interval kohor fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

/Gazeta Blic/

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës me Covid-19, apelojnë për vaksinim

Dy mijë e 83 raste aktive me Covid-19 në Kosovë