Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, edhe një shkollë kalon në mësim online

01/30/2022 10:22
nga:Q R

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19, njofton komuna e Kamenicës.

“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomadimin e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

20 të vdekur dhe 40 mijë raste me COVID-19 të konfirmuara brenda këtij muaji në Kosovë